E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE paralajmeron serbet

Komisioni Evropian ka shprehur shqetesim lidhur me marrjen e debatueshme te monopolit te naftes se Serbise nga gjiganti rus i energjise, "Gazprom". Kompania shteterore ruse e gazit ka ofruar 400 milione euro per pjesen me te madhe te aksioneve ne kompanine NIS dhe Beogradi mund ta miratoje kete marreveshje kete muaj. Por ekspertet thone se vlera e NIS eshte shume me e madhe dhe nje numer kompanish evropiane kane shprehur interes. Komisioni Evropian tha se shitja tek "Gazpromi" duhet te jete e hapur dhe transparente. Zedhenesja e Komisionit Evropian, Kristina Nagji, tha se Komisioni Evropian shpreson qe shitja e aseteve kaq te rendesishme, si ajo e kompanise serbe te naftes, do te jete e hapur dhe e orientuar nga interesa objektive, komerciale dhe ekonomike. Disa analiste thone se kjo marreveshje mes Rusise dhe Serbise mund te jete e motivuar politikisht, pasi ne kembim te kompanise serbe te naftes, Rusia mund te ofroje mbeshtetje per ceshtjen e Kosoves. Ministria serbe e Energjise dhe e Minierave thote se motivi nuk eshte politik, por eshte i bazuar thjesht ne nevojen per te siguruar nje burim te furnizimit me gaz. Ndersa vete gjiganti rus, "Gazprom", thote se oferta per NIS-in ka te beje me shtrirjen e tubacioneve te projektit "Rryma jugore" brenda territorit serb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›