Greta Koci, "insieme" me Toto Kotunjon
E pabesueshme, por eshte e vertete... Greta do te kendoje perkrah Toto Kotunjos ne nje koncert qe do te mbahet ne stadiumin e qytetit te Shkodres, ne daten 1 maj ketij viti, pikerisht ne Festen e Punetoreve. Lajmi eshte bere i ditur nga vete kengetarja, dhene ekskluzivisht per gazeten "Korrieri". "Ne axhenden time kam nje projekt shume te rendesishem, qe lidhet me nje koncert madheshtor, se bashku me Toto Kotunjon. Koncerti do te behet ne qytetin e Shkodres, ne daten 1 maj, ku une do te kendoj nje pjese te mire te repertorit tim, shoqeruar nga nje trupe baleti", rrefen ajo. Pavaresisht se Kotunjo i perket nje brezi krejt te panjohur per Greten, ajo nuk stepet, por ka filluar te njihet me repertorin e ketij te fundit, cka e thekson me poshte: "Kotunjo dhe fama e tij deri ne momentin qe mora ftesen ishin te panjohur per mua, pasi vete mosha qe kam nuk me favorizon. Por familja ime me ka folur per vlerat dhe cilesite e ketij kengetari, nderkohe qe tani po njihem me krijimtarine e tij".
Nga sa mesuam, Greta do te kendoje live kenget me te zgjedhura nga repertori i saj dhe me gjere. Nderkaq, ajo do te shoqerohet edhe nga nje trupe baleti qe do te shtojne edhe me shume atmosferen e ketij evenimenti. Nderkaq, edhe vete Kotunjo do te jete i shoqeruar nga nje grup i madh instrumentistesh dhe balerinesh, enkas per koncertin. Mbremja do te jete e permasave gala dhe si kryefjale do te kete duetin Kotunjo-Greta Koci, shoqeruar edhe nga surpriza te metejshme. Aktiviteti eshte mundesuar nga Konsullata Italiane e qytetit te Shkodres, ne bashkepunim me "Living Room".
Pas sukseseve te njepasnjeshme qe po korr kohet e fundit nje nder talentet me te spikatura te muzikes moderne, vrulli i saj nuk ndalet... Pak dite me pare ka prezantuar klipin e fundit "Me fal nene", qe po shfaqet ne te gjitha stacionet muzikore moderne. Por ajo nuk "kenaqet" me kaq... Se shpejti do te hedhe ne tregun muzikor nje kenge te re shoqeruar me videoklip. Greta rrefen se kenga do te jete me ritme te forta R.B Hip-hop. Vecantia e ketij krijimi eshte se ajo do te sjelle nje bashkepunim me nje nga rreperet me te mire shqiptare, por qe ka vendosur te mos e zbuloje enigmen se per ke behet fjale. Nje gje eshte e sigurt... Ne qofte se kengetarja vazhdon me keto ritme, duke lancuar krijime te reja sa hap e mbyll syte, e meriton te quhet "kengetarja e vitit".
Jo me kot eshte cilesuar si nje nder talentet me te spikatura te muzikes moderne shqiptare. Para disa vjetesh u shfaq per here te pare ne ekranin tone. E megjithate, asnje prej nesh nuk mund ta imagjinonte se kishte perballe nje yll te ri te muzikes shqiptare. Ne ate kohe Greta ishte vetem 14 vjece dhe ia dilte per mrekulli te perballonte ekranin, por jo vetem. Duket se ajo ka nje dhunti natyrale dhe nuk stepet ndaj magjise se skenes apo spektatorit.