E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet Orinda

Kush e mban mend daljen e fundit te Orinda Hutes si kengetare, me siguri qe duhet te sforcohet paksa ne memorien e vet per te kujtuar ne fakt, se kur ka qene perballja e fundit e saj me ekranin e publikun e gjere. Keshtu, mesojme se vajza e njohur jo vetem ne muzike, por edhe ne sferen e thashethemeve, ka preferuar qe te terhiqet nga karriera, per t'iu perkushtuar impenjimeve te tjera brenda dhe jashte Shqiperise. Pasi pozoi per nje marke te njohur fustanesh nuserie para nje viti, Orinda nuk u shfaq me ne sferen e saj te preferuar, kengen. Edhe gjate vitit qe lame pas, as per festa e as per evenimente muzikore ajo nuk u pa ne ndonje vend. E gjithe kjo situate duket si nje terheqje nga ana e kengetares, qe keto kohe po i kalon neper udhetime te ndryshme jashte shtetit. E ndoshta keto mund te jene nje nisme nga ana e kengetares per te depertuar, pse jo, ne tregun muzikor evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›