KE parashikon nje recesion te lehte ne Europe

Komisioni Europian ka publikuar parashikimet e pranverës për ekonominë. Rimëkëmbja është në ardhje por situata mbetet ende e dobët, ka komentuar komiasioneri për cështjet ekonomike dhe financiare në BE, Olli Rehn. Ai ka raportuar një përmirësim të bilancit dhe një tejkalim të cekuilibrave, por njofton gjithashtu se pa veprime të mëtejshme vendimtare rritja do të mbetet e ulët.
Sipas Rehn gjatë vitit 2012 ekonomia e Eurozonës do të bjerë me 0,3% dhe do të rritet me 1% vitin e ardhshëm, ndërsa për BE, PBB do të qëndrojë i pandryshuar për këtë vit dhe do të ketë një rritje me 1,3% në 2013-ën. Panorama e përgjithshme mbi ekonominë europiane sipas KE tregon për një recesion të lehtë.
Në total ekonomia europiane aktualisht vlerësohet të jetë në një recesion të lehtë. Gjithsesi parashikojmë një rritje të besimit dhe të rimëkëmbjes ekonomike në mënyrë graduale gjatë pjesës së dytë të vitit, e cila do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Rehn ka njoftuar një rrudhje të aktivitetit ekonomik në të gjithë Kontinentin e Vjetër si dhe një rritje të papunësisë.
Punësimi është projektuar ende në një rënie në Eurozonë. Komisioni Europian parashikon një pakësim të numrit të të punësuarve me 0,5% në vitin 2012 dhe një situatë të pandryshuar në vitin e ardhshëm. Papunësisa pritet të prek rekordin e 11% gjatë këtij viti dhe do të jetë në po këto nivele edhe për 2013-ën.
Duke folur për ekonominë spanjolle Olli Rehn ka shprehur besimin në vullnetin e qeverisë për të arritur objektivat e bilancit, pavarësisht vështirësive ekonomike.
Komisioni ka besim të plotë në vendosmërinë e qeverisë spanjolle për arritjen e objektivave në linjë edhe me paktin europian. Për Spanjën, celësi për rimëkëmbjen e besimit dhe rritjes është përballimi i sfidave të menjëhershme fiskale dhe financiare. kjo kërkon frenimin e shpenzimeve të mëdha nga qeveritë rajonale të Spanjës.
Për sa i përket ekonomisë italiane, komisioneri i BE beson se Italia është në rrugë të mbarë për reformat strukturore të bilancit.
Italia është në rrugën e duhur për arritjen e objektivave të saj strukturore të bilancit si për 2012-ën ashtu edhe vitin tjetër, kështu që nga ky këndvështrim italia nuk ka nevojë për masa të reja shtesë për konsolidimi fiskal
Ndaj ekonomisë franceze Rehn ka thënë se Franca ka një vlerësim më optimist kundrejt parashikimeve tona mbi rritjen.
Është e vërtetë se parashikimet e autoriteteve franceze janë më të larta se ato të KE kryesisht për vitin e ardhashëm. Diferencat kanë ardhë si pasojë e ritmit të rimëkëmbjes nga investimet dhe eksportet.
Gjithsesi jemi në pritje të asaj që autoritetet franceze do të vendosin për miratimin e masave për 2013-ën ka thënë komisioneri i BE-së Olli Rehn.