Vende pune per 400 te sapo diplomuar
400 të sapo diplomuar do të kenë mundësinë të punësohen 3 muajt e e ardhshëm falë një marrëveshje të nënshkruar midis kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Dhomës së Tregtisë së Tiranës.
Nëpërmjet Kartës Studentore, studentët do të përfitojnë ulje për të gjitha shërbimëet dhe mallrat që ofrohen nga 200 sipërmarrësit që pranuan të jenë pjesë e kësaj marrëveshje.
Ky është një tjetër hap para i Bashkisë së Tiranës për t’u krijuar lehtësira studentëve të kryeqytetit dhe mbi të gjitha mundësi punësimi.