E Shtunë, 31 Tetor 2026

500 mije leke gjobe Ina Rames

Kryeprokurorja, Ina Rama i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të ankimuar gjobën e vendosur ndaj saj. Kreu i organit të akuzës ka paditur përmbarimin për një gjobë të vendosur ndaj saj, nisur nga një vendim gjykate që nis me shkarkimin e një prokurori nga Ina Rama. 
Gjykata e Lartë vendosi kthimin në detyrë të prokurorit të Kurbinit, Tom Dedaj pasi e gjeti të paargumentuar dhe me shkelje shkarkimin e tij. Por Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka refuzuar ta zbatojë këtë vendim të gjyqësorit të dhënë afro 1 vit më parë. Nisur nga mos zbatimi i vendimit prokurori Dedaj iu drejtua përmbarimit, i cili e gjobiti kryeprokuroren me 500 mijë lekë.
Një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme është paraqitur në séancë dhe pritet që javën e ardhshme, pasi të dwgjohen pretendimet e palëve, Gjykata të Vendosë nëse Ina Rama do të duhet ta paguajë gjobën apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›