E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita po bllokon reformat dhe integrimin

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në Kuvend kreut të grupit Socialist Gramoz Ruçi lidhur me reformën zgjedhore e parlamentare. Kështu sipas kryeministrit mazhoranca ka qenë e gatshme për të adaptuar nen për nen rregulloren e Parlamentit Evropian, ndërsa opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës.
“Është në bindjen tonë se ky qëndrim i opozitës nuk mund të zgjidhet nga PD-ja dhe mazhoranca, por këtë e zgjidhin shqiptarët”-deklaroi Berisha.
Më tej ai u shpreh se mazhoranca ka bërë gjithçka dhe kan qenë e gatshme për të bahskëpunuar për avancimin e këtyre reformave, ndërsa opozita ka bllokuar këtë proces, duke rreshtuar dhjetëra kërkesa. Akti i parë i opozitës sipas tij është shkelja e marrëveshjes, kur kërkojnë që kryeministrit t’i kufizohet koha, të ketë kohë të barabartë me kreun e minorancës duke këkruar kështu ndryshimin e Kushtetutës.
“Meqënëse se dje kryetari i PS dhe sot kreu i grupit parlamentar paraqitën serialin e akuzave, ndonëse ne kemi bërë gjithçka për avancimin e këtyre reformave, por qëndrimi i tyre ka qenë ky: dy muaj para se të firmosej marrëveshja këta zotërinj rreshtojnë dhjetëra kërkesa për rregulloren e parlamentit.Natyrisht ne duke qenë të bindur se kjo rregullore është e standardeve më të mira demokratike, qëndrimi ynë ishte ky pranojmë të shqyrtojmë rregulloren duke e adaptuar atë nen për nen, një rregullore model dhe ky model do të jetë rregullorja e Parlamentit Evropian” u shpreh Berisha
Ndërkaq kryeministri akuzoi opozitën se bllokoi dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë procesin e integrimit, ai deklaroi se mazhoranca do t’i lutet opozitës për të mos e bllokuar, pasi shqiptarët do të japin verdiktin e tyre në 2013-ën, ndërsa siguroi se asnjë vendim i ODIHR-it nuk është bllokuar dhe s’do të bllokohet ju doni me çdo kusht të bllokoni statusin.Ndonëse tha se vota do të jetë pro, për ashpërsimin e dënimit të komisionerëve në kodin penal dhe atë të reformës zgjedhore. 8 vite burg është masa absurde që PS po ndërmerr ndaj komionerëve të saj theksoi kreu i qeverisë.
“Bllokuat rrugë, sheshe me demonstrata rrethuat Këshillin e Ministrave, por dështuat në mënyrën më ekzemplare, tani si të dëshironi nëse doni të ecim mirë, nëse jo 2013 po vjen dhe shqiptarët do të japin verdiktin e tyre. Nëse opozita nuk do, nuk është detyrë e mazhorancës as ta nanurisë, as ta kapë për dore, por ta respektojë si forcë politike sovrane” vijoi kryeministri.
Gjithashtu Berisha garantoi opozitën se nuk do të ketë asnjë lloj presioni nga mazhoranca, por edhe se nuk pranon asnjë lloj presioni dhe ultimatumi nga opozita.
Ndërkaq në nisje të seancës Kreu i grupit parlamnetar të PD, Astrit Patozi tha se do realizojmë shpejt reformën zgjedhore dhe se nuk mund të kushtëzohemi, pasi asnjë marrëveshje s'funksionon me kërcënime. Sipas tij nuk mund të ketë konsensus pa vullnet.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi theksoi se opozita ka përmbushur detyrimet e saj dhe ka qenë e gatshme për të votuar kodet dhe për të dhënë kontributin për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›