KE per marrjen e statusit kandidat Te hiqet imuniteti ne shtator

Një muaj para shpalljes së progres raportit, Komisioni Europian konsideron se rezultatet e Shqipërisë për përmbushjen e 12 rekomandimeve janë impresionuese. Por për të rekomanduar statusin e kandidatit, Komisioni Europian pret që Shqipëria të aprovojë në shtator edhe heqjen e imunitetit , duke evituar që kjo të kthehet në një betejë midis forcave politike në Shqipëri.
“Ju nuk duhet të gjykoni mesazhet tona si një lutje për diçka që ne nuk e meritojmë. Ne besojmë, se Shqipëria meriton që të marrë një përgjigje pozitive këtë vit. Kjo jo sepse është hera e tretë dhe nuk ka ndodhur më parë që të humben dy vite për marrjen e statusit të kandidatit, por sepse diferenca dhe ndryshimet janë të dukshme”- ka deklaruar në Bruksel ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Ndërsa Ministri i jashtëm Edmond Panariti është shprehur se Progres raporti do të konfirmojë progresin e Shqipërisë dhe kjo duhet t’i hapë rrugë edhe mbështetjes nga shtetet anëtare për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë.
Por edhe pse rezultatet janë të dukshme, forcat politike shqiptare duhet të evitojnë ta kthejnë çdo reformë në luftë politike.
Drejtori i përgjithshëm i KE-së Stefano Sanino është shprehur se: “Është e vërtetë që nëse shihet plotësimi i deritanishëm i 12 prioriteteve, rezultaet janë impresionuese. Bilanci është shumë i mirë, shumë pozitiv. Elementi që është ende problematik, është që çdo vendim shoqërohet nga një luftë politike. Dhe fatkeqësisht ajo që mbetet në perceptimin e opinionit publik europian është lufta më shumë sesa rezultatet”.
Lufta e radhës për forcat politike shqiptare është heqja e imunitetit. Është ky hap që do ti jepte Shqipërisë statusin e kandidatit , nëse ai aprovohej në shtator:
“Të dyja palët kanë rënë dakort dhe kanë aprovuar draftin e paraqitur nga opozita për heqjen e imuniteteve. Tani, po tentohet që ky draft të aprovohet në seancë plenare”- informoi ministri i jashtëm shqiptar.
Nga ana e saj Ministrja Bregu akuzoi opozitën që nuk votoi më 6 gusht heqjen e imunitetit.
“Heqja e imuniteteve nuk u votua në 6 gusht, pasi opozita propozoi që të paraqiste një paketë më të gjerë për ndryshiem kushtetuese. Mund të jetë një ide e mirë, mund të mos jetë një ide e mirë. Tani në shtator ne nuk kemi kohë për t’u futur në debatin e ndryshimeve kushtetuese. Heqja e imuniteteve është një çështje që diskutohet që prej 2003”.
“Të dy ministrat kanë evidentuar rëndësinë e ligjit për imunitetet dhe për ne ky është një element shumë i rëndësishëm. Lufta kundër kurrupsionit është një fushë ku ne presim ende rezultatet dhe aprovimi i këtij ligji do të përbënte një sinjal shumë të rëndësishëm”- theksoi Sanino.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, pasi aprovimi i këtij ligji duhet të bëhet brenda shtatorit, në mënyrë që në 10 tetor Komisioni Europian të rekomandojë statusin e kandidatit për Shqipërinë.