Komisioni i Ligjeve PS kerkon shtyrjen e ligjit per Gjykaten e Larte

Shtyrja vijoi të ishte kryefjalë e opozitës ne punimet e komisionit parlamentar të ligjeve. Në mbledhjen e tij të parë për sesionin e ri të kuvendit, opozita kërkoi të shtyhej shqyrtimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, i cili është planifikuar që të jetë në rend dite në seancën plenare të datës 13 shtator. Kërkesa për shtyrje sipas nënkryetarit socialist të Komisionit Xhafa, vjen se ligji për Gjykatën e Lartë, është edhe në varësi të shqyrtimit të nismës së opozitës për reformën në drejtësi, në të cilën kërkohet që anëtarët dhe krerët e insitucioneve të drejtësisë, për rrjedhojë dhe të Gjykatës së Lartë, të zgjidhen me shumicë të cilësuar votash
Shtyrja nuk është në dorë të Komisionit të Ligjeve theksoi kryetari i Komisionit të Ligjeve. Rusmali, solli në vëmendjen e opozitës se nuk është në tagrin e komisionit të dalë mbi kalendarin e përcaktuar nga konferenca e kryetarëve, për me tepër kur nisma e opozitës për ndryshimin e Kushtetutës shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit më datë 6 shtator, kurse ajo për Gjykatën e Lartë shqyrtohet në seancë plenare më 13 shtator.
Kërkesa për shtyrjen e ndryshimeve në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Gjaktës së Lartë është e vjetër nga ana e opozitës. Për shkak të saj ligji që lidhet ngushte është me vënien në funksion të Gjykatës Administrative, nuk u miratua në sesionin e kaluar të Kuvendit, por u kërkua të shtyhej për në shtator.