E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Jepen me koncesion edhe 7 HEC-e të tjera

Kryeministri Berisha ka firmosur dhënien me koncesion edhe të 7 hidrocentraleve të tjera.
 

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e kryeministrisë Erla Mëhilli theksoi se shumica e këtyre investimeve kap shifrën e 6 miliardëve lëkë ndërsa do të punosojnë edhe 500 persona.

"Me dhënien në koncesion i këtyre 7 hidrocentraleve numri i HEC-eve që janë dhënë në koncesion arrin në 332 të cilat kanë një kapacitet prej 1450 megawat dhe vlera e investimeve arrin në 2 miliard euro” tha Mëhilli.

Gjithashtu Mëhilli i cilësoi si dashakeqe deklaratat e opozitës për koncesionet e hidrocentraleve. "Përpjekjet për të dekurajuar publikun dhe penguar investitorët janë anakronike dhe keqdashëse”, përfundoi Mëhilli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›