SHBA beson tek Presidenti Nishani

Në vizitën e parë në zyrën e presidentit të ri të vendit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu garantoi kreun e shtetit në emër të qeverisë amerikane për mbështetje ndaj tij dhe përpjekjeve që do të bëjë për reformimin e sistemit të drejtësisë. Përmes njëoftimit zyrtar bëhet e ditur se ambasadori Arvizu shprehu bindjen gjatë takimit se Presidenti Nishani ka personalitetin dhe integritetin e duhur për të garantuar bashkëpunimin harmonik ndërinstitucional bazuar në pavarësinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve. Presidenti Nishani, i cili njëkohësisht është dhe kryetar i KLD-së, vuri në dukje se ndër prioritetet e presidencës së tij do të jenë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe rritja e besimit të qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.
Kreu i Shtetit u shpreh më tej, se promovimi i gjyqtarëve do të realizohet duke u bazuar në merita, nëpërmjet një procedure të hapur dhe transparente me kritere të përcaktuara qartë. Ambasadori arvizu shprehu dhe një herë vlerësimin për zgjedhjen e Presidentit Nishani në krye të shtetit dhe qasjen e tij në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e rolit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zoti Nishani theksoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, duke shprehur mirënjohje ndaj ambasadorit për angazhimin dhe bashkëpunimin që kanë ofruar SHBA-të në zhvillimet e gjithanshme në Shqipëri. Ai e garantoi zotin Arvizu për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, si dhe për kontributin e Tij në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Menjëherë pas këtij takimi ambasaodri amerikan mbërriti në zyrën e kryeministrit Berisha, ku kryefjalë e takimit ishin marrëdhëniet dy palëshe forcimi dhe intensifikimi i tyre në të gjitha fushat, me interes të ndërsjellë, ndërsa u shpreh kënaqësia për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kryeministri Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, dhe kryeministri Berisha u prezantuan gjatë këtyre takimeve me zv. ambasadorin e ri të SHBA-së në Tiranë Henry V. Jardine, me rastin e fillimit të detyrës.