E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE përgënjeshtron ndihmën e FMN-së ndaj Italisë

"Një mundësi e tillë nuk është diskutuar aspak gjatë bisedimeve zhvilluar të premten në Romë mes Komisionerit për Çështjet Ekonomike Ollie Rehn dhe kryeministrit italian Mario Monti", deklaroi zëdhënësi i tij Amadeo Altafaj.

"Këto bisedime nuk janë zhvilluar në nivel evropian", shtoi ai. Edhe FMN-ja e përgënjeshtroi këtë informaion. "Nuk ka bisedime me autoritetet italiane për një program financimi nga FMN-ja", deklaroi një zëdhënës i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një komunikatë.

Por, nëse Roma do të kërkonte një ndihmë nga FMN-ja duhej të informonte edhe partnerët e saj evropianë.Sipas të përditshmes "La Stampa", kjo hua, që do të ishte nga 400 deri 600 miliardë euro, do t'i bënte të mundur Italisë të kishte 12 deri 18 muaj kohë për të vënë në zbatim shkurtimet buxhetore dhe reformat ekonomike për forcimin e rritjes. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-28 17:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›