Topi, Berisha e Topalli bashkë për Pavarësinë

Kreu i shtetit, e ka vënë theksin në vijimësi tek integrimi në Bashkimin Evropian.
“Një plejadë mendimtarësh dhe patriotësh u bashkuan rreth idesë së shtetit të pavarur dhe evropian shqiptar, krijuan institucionet e para shtetërore, miratuan kushtetutën dhe ligjet e para, aplikuan për herë të parë pluralizmin politik dhe zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare. Këto përpjekje titanike u mishëruan edhe në arritjet pozitive në modernizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së republikës së parë dhe monarkisë shqiptare”, tha Topi. Sipas kreut të shtetit, historia tragjike e dy luftërave botërore, por veçanërisht e regjimit totalitar komunist të Enver Hoxhës, nuk e zbehu vizionin dhe aspiratat e popullit shqiptar.
Presidenti u ndal edhe tek viti 2011, duke nënvizuar se gjatë këtij viti u shënua progres, sidomos në rritjen e angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare e civile në proces zgjedhor dhe në debatet publike. “Krahas tyre, u harxhuan energji të pafundme në një debat politik joproduktiv, duke vendosur pa të drejtë, agjenda paralele partiake mbi ato publike e kombëtare. Ditët dhe javët e fundit politika është kthyer përsëri në institucione dhe në tryezën e dialogut. Shpresa dhe inkurajimi im, ashtu si e shumicës qytetare në këtë vend, është që arsyeja dhe përgjegjësia të dominojë mbi çdo interes tjetër politik, për t’i dhënë shoqërisë dhe shtetit shqiptar, pa vonesë dhe me cilësinë e duhur, reformat, klimën dhe rezultatet e duhura, që sigurojnë standardet e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha gjithashtu.
Topi shtoi se “ne nisim festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe ky është një rast i mirë për të bërë brenda nesh një bilanc politik, për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe për të fituar kthjelltësinë e duhur për ecje më të shpejtë përpara. Natyrisht 100-vjetori jubilar do të marrë të gjithë vëmendjen, nderimin dhe angazhimin tonë, për t’u shënuar me madhështinë që meriton. Përvjetorë të tillë mund të shoqërohen me projekte të shumta politike e qytetare apo me rivlerësime historike”.
“Nuk ka nderim më të madh sesa në vitin shekullor, Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit për në BE, sesa të jetësojmë e forcojmë demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës, sesa të konsolidojmë shtyllat themelore të shtetit: - institucionet e pavarura kushtetuese, sistemin funksional të drejtësisë, modelin e qeverisjes së mirë, të ndershme e transparente, si dhe misionin social të shtetit. Kam bindjen se ne kemi fuqinë, forcën dhe të gjithë mundësitë për t’ia arritur këtij qëllimi, - si përgjegjësi e jonë përpara interesave madhore të vendit, por edhe si një kthim borxhi që politika u ka qytetarëve”, vijoi. Në fund, presidenti i vendit uroi të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë për festën e Pavarësisë. Gjithashtu, ai u dërgoi mesazhe urimi edhe ushtarakëve shqiptarë me misione paqeruajtëse. /Start/
2011-11-29 08:24