E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, sot Eurogrup vendos mbi këstin e 6 për Greqinë

BRUKSEL - Ka shumë mundësi që Eurogrup të çlirojë sot ndihmën e domosdoshme për Greqinë dhe të vendosë për forcimin e Fondit Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF), në kohën që kriza e borxhit po merr përmasa të rrezikshme në Europë. 

Ministrat e financës të Eurogrupit do të takohen pasdite në Bruksel ndërsa nesër do të mbahet takimi i ministrave të financave të BE. 

Çështja e parë e axhendës së Eurogrupit, është disbursimi i këstit të gjashtë, me vlerë 8 miliardë euro, të kredisë ndaj Greqisë. 

Pas mungesës së vendosmërisë dhe vonesave të muajve të fundit, çlirimi i parave është në rrugë të mbarë, vlerësojnë shumë burime europiane. 

Në axhendë do të pasojë çështja e forcimit të EFSF, për të shmangur transferimin e krizës në Itali dhe në Spanjë. 

17 vendet anëtare të Eurozonës do të ratifikojnë fillimisht sot kuadrin e përgjithshëm të planit të veprimit të EFSF, madje edhe nëse puna parapërgatitore dëshmohet më e komplikuar. 

Ndërkohë, kryeministri Lukas Papadhimos vazhdon të informojë krerët e Partisë Komuniste Greke (KKE), Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA), e të Majtës Demokratike dhe Aleancës Demokratike për zhvillimet në Bashkimin Europian dhe hapat e ardhshëm të qeverisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›