E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në zonën euro, Obama: SHBA do bëjë pjesën e saj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për të bërë rolin për të zgjidhur krizën në zonën e euros.

“Është shumë e rëndësishme për të zgjidhur krizën në zonën e euros”, u shpreh Oabama në përfundim të takimit me Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe Presidentin e Këshillit të Europës Herman van Rompuy.


Në bisedime gjithashtu marrnin pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe sekretari i thesarit, Timoti Gajtner.
Në axhendën e takimeve, vend të lartë zuri kriza e borxheve në eurozonë.
 

Administrata Obama ka kritikuar Bashkimin Evropian për atë që Uashigntoni e percepton si përgjigjje të ndagalshme të Brukselit ndaj krizës.
 

BE-ja e ka hedhur poshtë kritikën, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara i kanë problemet e veta financiare.
Gjithashtu nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe për kryengritjet politike në botën arabe dhe për programin atomik të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›