KE pritet të shqyrtojë sot raportin për heqjen e vizave
Raporti do të bëhet para Komisionit të Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Lirive Civile të Parlamentit Evropian, çka do t’i hapet rruga reporteres Tanja Fajon të përgatisë një raport pozitiv për këtë proces.
Raporti u përgatit nga ekspertët evropian pas vizitës së tyre në mes të korrikut në vendin tonë mbi përmbushjen e tre kritereve të mbetura.
Pas kësaj, pritet miratimi nga ana e Komisionit të Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Lirive civile për ta futur në axhendë brenda tetorit miratimin e tij, për t’i hapur rrugë përfundimisht heqjes së vizave afatshkurtra për shqiptarët dhe boshnjakët.
Deri më tani shanset duken që ky proces të përmbyllet brenda dhjetorit të këtij viti, pasi nuk hasen kundërshti nga asnjë vend i BE-së për liberalizimin e vizave.