E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KE propozon heqjen e tarifave për importet nga Ukraina, Dombrovskis: Ky hap do nxisë tregëtinë dhe ekonominë

Një ditë pasi Britania njoftoi heqjen e tarifave për të gjitha mallrat ukrainase, edhe Komisioni Evropian ka dalë me një propozim 1-vjeçar për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë ukrainase.

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e detyrimeve të importit për të gjitha produktet ukrainase.

Ky propozim i KE do të duhet të miratohet në Parlamentin Evropian dhe të marrë ‘Ok’ nga të gjitha vendet anëtare për të hyrë në fuqi, raporton The Guardian.

Zëvendës-Presidenti Ekzekutiv për Ekonominë gjithashtu Komisioner i Tregëtisë, Valdis Dombrovskis me anë të një postimi në Twitter shkruan se ky hap do të ndihmonte në zbutjen e situatës së vështirë të prodhuesve dhe eksportuesve ukrainas përballë pushtimit rus.

“BE i jep Ukrainës tregti me tarifa zero, zero kuota. Këto masa do të nxisin tregtinë dhe do të mbajnë ekonominë e saj. Kjo është jetike për të fituar luftën dhe rimëkëmbjen e pasluftës. Kjo tregon përkushtimin e palëkundur të BE për të ndihmuar Ukrainën”, shkruan Dombrovskis.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›