E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas takimit me Putin dhe Lavrov, Guterres mbërrin në Ukrainë për të takuar Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u takua dje në Moskë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Pas takimit me ta, Guterres ka udhëtuar drejt Ukrainës për tu takuar edhe me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Guterres shkruan se sa më shpejt të përfundojë lufta, aq më mirë do të jetë për Ukrainën, Rusinë dhe gjithë botën, raporton The Guardian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›