E Diel, 1 Nëntor 2026

KE shtyn raportin, pret Serbinë

Komisioni Evropian është i vendosur ta shtyjë publikimin e rekomandimeve për gatishmërinë e Serbisë për fillimin e bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian, që pritej të publikohej sot, për të lejuar që Serbia dhe Kosova të kenë më tepër kohë për vazhdimin e bisedimeve, raporton agjencia Reuters nga Brukseli, duke u mbështetur në diplomatë.

Një diplomat i Bashkimit Evropian ka thënë se raporti i shumëpritur për perspektivën e Serbisë do të shtyhet për pak ditë, transmeton rel.

Raporti i Komisionit për perspektivën e Maqedonisë për fillimin e bisedimeve për pranim në BE pritet të publikohet sot më vonë gjatë ditës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›