E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëlloi Obaman për masakrën në Boston

Kryeministri Thaçi ngushëllon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e shpërthimeve në maratonën e Bostonit, në të cilën humbën jetën disa qytetarë dhe shumë të tjerë u lënduan

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i gjithë populli kosovarë i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në momentet më të vështira, por edhe tani kur shteti ynë po konsolidohet drejt rrugës euroatlantike.

Prandaj, në këto ditë të dhimbshme, jemi me Ju, familjet e viktimave dhe të lënduarave, thuhet në telegramin ngushëllues të kryeministrit të Kosovës, drejtuar presidentit amerikan Barack Obama në emër të Qeverisë, popullit të Republikës së Kosovës dhe në emrin të tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›