Jahjaga: Kosova, shembull për stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare

Presidentja Atifete Jahjaga takoi sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. Jahjaga, me këtë rast tha se Kosova është shembull në rajon për stabilitet dhe qëndrueshmëri financiare, duke shprehur njëkohësisht edhe mbështetjen e plotë për guvernatorin dhe për BQK-në.
Guvernatori Hamza, ndërkaq, e njoftoi presidenten me gjendjen aktuale në këtë institucion dhe me punën që po bën ky institucion.
Hamza theksoi se prioritet i tij do të jetë forcimi i mbikëqyrjes së bankave dhe kompanive të sigurimit, si dhe ofrimi i mbështetjes për avancimin e politikave për zhvillim ekonomik./Indeksonline/