E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, sot miraton draft rezolutën për Shqipërinë

STRAZBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit i Europës pritet të miratojë sot draft rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga dy bashkraportuesit Jako Lakso dhe David Uilshire. Raporti i bën apel politikës shqiptare të zhbllokojë në mënyrë urgjente krizën politike që ka bllokuar funksionimi normal i të gjithë institucioneve demokratike në vend. KE i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës ti japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të thelluar reformat e mëdha në vend. KE i drejtohet me thirrje urgjente qeverisë që brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit te kaluar. Një thirrje e drejtëpredrejtë i drejtohet opozitës e cila duhet të kthehet në Parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave. Autoritetet shqiptare gjithashtu duhet të përmirësonë kuadrin zgjedhor sipas Komisionit të Venecias. KE fton presidentin Topi të ushtroje rolin e tij si mediator dhe të ndihmojë aktivisht për ti dhënë fund bojktotit në pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe vendosjen e një demokracie të plote parlamentare. Draftrezoluta e hartuar nga bashkëraportuesit, Jako Lakso, David Uilshire, përmban dhjetë pika. Në të parën thuhet se kriza politike dhe institucionale që pas zgjedhjeve të 28 qershorit me bojkotin e Partise Socialiste ka paralizuar vazhdimësinë e reformave në vend dhe se kjo situatë dëmton interesat e shqiptarëve dhe ambiciet integruese europiane.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›