E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, te enjten voton rezoluten per Shqiperine

Me celjen e sesionit te dimrit, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, do te votoje diten e enjte, me 28 janar, projekt rezoluten per Shqiperine. Ne kalendarin e punimeve te ketij sesioni diten e fundit, eshte caktuar edhe votimi per projekt rezoluten mbi situaten politike ne Shqiperi. Ne kete projekt rezolute, i kerkohet te dy kampeve politike, si qeverise edhe opozites, qe ti japin fund krizes aktuale politike ne vend, pasi po bllokon procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave. "Asambleja kujton se Shqiperia ka aplikuar formalisht per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill 2009. me 16 nentor 2009, Keshilli ftoi Komisionin Evropian te paraqese opinionin e tij mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim. Megjithate, ne situaten aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian eshte bllokuar. Eshte domethenese qe Shqiperia, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk eshte kualifikuar ende ne liberalizimin e vizave nga Keshilli i Bashkimit Evropian", thuhet shprehimisht ne projekt rezolute. Asambleja i kerkon qeverise shqiptare dhe opozites t'i japin fund krizes aktuale politike ne vend dhe te marrin persiper pergjegjesite e tyre, ne menyre qe te procedoje me reformat jetike dhe shume te nevojshme dhe te shenojne progres ne drejtim te integrimit evropian. Ne menyre te vecante, kerkohet qe qeveria te ngreje, pa vonese, nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe ne te njejten kohe opozita te kthehet ne Parlament. Ne te theksohet fakti, se Asambleja Parlamentare, dizaprovon krizen politike dhe institucionale, qe ka paralizuar politiken ne Shqiperi. Duke i kujtuar Shqiperise se ka aplikuar formalisht per anetaresim ne BE dhe ende nuk ka perfituar nga procesi i liberalizimit te vizave, duhet ti jape fund sa me pare krizes politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›