Leter e hapur per z. Lubonja dhe z. Nano
Deri ne nentorin e kaluar, kur genjeshtrat e kolegut tuaj, z. Baze me bene qe te gjendesha i burgosur padrejtesisht, mora mbi vete fajin e mos pergjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemisteve per shpifje (me qellim se po perdor fjalen "polemist", sepse "gazetaret" punojne mbi fakte dhe investigime). E mesova ne menyren me te veshtire, gjate nentorit te kaluar, qe zakoni im i vjeter i mos pergjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve mund te demtoje familjen time dhe shume miq dhe kolege te mi te cilet me kane dhene besimin e tyre. Qe prej atehere, une kam vendosur te ndryshoj. Une nuk do te qendroj me indiferent ndaj fyerjeve dhe do te perdor te gjitha mjetet ligjore per t;'i dhene fund shpifjeve.
Ju te dy kritikoni me force vendimin e kompanise sime per te sjelle ekipin e Realit te Madridit, qe te luante me nje nga skuadrat tona (sic ishte ajo e Gramozit). Ju te dy
kuotoni shumen e tepruar te parave qe "Taci Oil" do t'i kishte paguar Realit te Madridit qe te vinte dhe te luante ketu ne Tirane. Nese do t'ju kishte interesuar qe te pyesnit, une do t'ju kisha dhene pergjigje pyetjeve tuaja, duke ju konfirmuar qe nderi i te pasurit Realin ne Tirane ka qene fryt i marredhenieve miqesore dhe profesionale qe na lidhin me drejtuesit e ketij klubi. Po kush po e vret mendjen, perderisa ju nuk jeni gazetare, ju nuk kontrolloni fakte! Po, z. Nano, parate e fituara nga shitja e biletave te ndeshjes kane shkuar per ata qe kane vuajtur nga permbytjet ne Shqiperine e Veriut. Po ju z. Nano? Cfare keni bere per ta? Rehat ne Tirane, a keni bere ndonje gje? Eshte e lehte te kritikosh, por per te bere, madje edhe pak, eshte me e veshtire.
Sigurisht, une mund edhe te mos organizoja asnje ndeshje ketu ne Tirane, dhe mund te perballoja privatisht qe te shijoja ne menyre egoiste dhe diskrete aq ndeshje te Realit te Madridit sa te deshiroja, dhe ju as qe nuk do qe ta dini. Kjo ndodh vetem se une dua qe buxheti i marketingut te grupit "Taci Oil" t'i sherbeje sigurisht imazhit te kompanise, por edhe atij te mbare vendit. I perbuzni aq shume ju vendin dhe qytetaret tane sa qe te mendoni se ata nuk e meritojne nje ndeshje te Realit te Madridit ne shtepine e tyre?
Ju te dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar une biznesin tim, por as nuk behet fjale qe te investigoni! Z. Lubonja ka nje pergjigje: "nje vend ne duart e gangstereve si ky baron nafte". Per z. Nano "nuk kam ndonje kureshtje kushedi se cfare per te njohur gjera nga bota e rremujshme dhe e mistershme e sipermarrjes shqiptare". E verteta eshte se une kam punuar jashtezakonisht per me se tetembedhjete vjet, 12-16 ore ne dite, me shume pak fundjava, dhe pa pushime. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme per ju,
Keshtu qe ju duhet te fyeni, dhe jo vetem mua, por te gjithe sipermarresit e ketij vendi, ata qe bejne gjera me duart "e tyre te pista". Per shkak te vendimit qe kam marre te cituar me siper, mos u ndjeni te befasuar kur te gjendeni te paditur, pasi une nuk do te toleroj me qe te quhem (shprehimisht ose me nenkuptim) nje "gangster" apo nje "bos i mafias". Une do te perdor te gjitha mjetet e Drejtesise dhe te ligjit, per te ndaluar cdo kend qe me fyen mua, jo aq shume per vete, por per familjen time, miqte e mi dhe koleget e mi qe lendohen nga keto akuza te pajustifikuara. "Panem et Circenses"! Po, vertet, "Grupi Taci" krenohet qe siguron, brenda kufijve te tij modeste, "Circenses" cilesor. Por ne artikujt tuaj te hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taci (duke perfshire ARMO-n) tani puneson rreth 2,000 punonjes, qe perfaqesojne 2,000 familje ne kete vend. Ne vitin 2009 Grupi "Taci & ARMO eshte renditur si taksa paguesi me i madh. Per te marre keto fakte nuk kishit nevoje qe te investigonit shume, mjaftonte qe t'i drejtoheshit autoriteteve perkatese dhe vete Grupit "Taci Oil". Por jo, ju ishit shume te zene, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi.
Une ju ftoj te dyve qe te vizitoni me mua rafinerite tona ne Ballsh dhe ne Fier, dhe te flisni lirisht me punonjesit tane. Une jam i bindur se ata nuk kane nostalgji per ditet kur kompania e tyre ishte shteterore. Ju do te shihni se cfare sfide kemi trasheguar nga komunizmi dhe investimet e jashtezakonshme qe ne tani duhet te kryejme, per te kapur
dhjetera vite, ne te cilat nuk eshte investuar pothuaj fare. Po, kam krenarine e te qenit nje sipermarres, dhe qe duhet te investoj nje shume te madhe parash per te kapur hapin e dhjetera viteve te keq menaxhuara. Por kam frike, se ju do te duhet te jeni te gatshem te ndotni kepucet dhe te largoheni nga komoditeti juaj per te vizituar boten reale!
Z. Lubonja, Shqiperia nuk ka nevoje per nje ose dy "Taci, Naci". Shqiperia
ka nevoje per dhjetera "Taci, Naci" per te ndihmuar kete vend. Ju jeni te shqetesuar per reputacionin e vendit tone? Cfare mendoni ju se beni, duke quajtur cdo sipermarres te ketij vendi nje "gangster", ose duke aluduar per boten kumbuese te sipermarrjes si "ate te rremujshme dhe te mistershme te sipermarrjes shqiptare"? Ju vetem ngushelloni ata jashte vendit qe e lidhin vendin tone me aktivitete mafioze, dhe ju vetem ngushelloni nje stereotip te mefshte. Por eshte e vertete qe ju mund t'ju kete marre malli per ditet kur gjithcka ishte shteterore dhe ne duart e nje partie te vetme. Kjo eshte politike, dhe une nuk jam i interesuar per kete dhe vazhdoj te jem vetem nje sipermarres. Romaket kane thene: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto"' (kini kujdes nga demi para syve, gomari ne shpine dhe budallenjte perreth). Nga tani e tutje une nuk do t'i lejoj qe te kalojne keto lloj artikujsh pa pergjigje. Z.Lubonja citon Cercillin (nje ironi!). Per veten time une do te ndjek keshillen e Sir Winston (pasi mbi te gjitha ai ishte nje nga mbrojtesit me te medhenj te demokracise dhe kapitalizmit): "Suksesi eshte perfundimtar, deshtimi nuk eshte fatal: eshte guximi per te vazhduar qe ka vlere".
Sinqerisht
Rezart Taci