Meta: Jo pazare permes bojkotit
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu dje keqardhjen per bojkotin e opoziten, ndersa theksoi se me kete rruge te pajustifikuar dhe te pamoralshme nuk mund te kete pazare. Deklarata e kreut te LSI u bene gjate mbledhjeve te strukturave te partise ne qytetin e Korces. Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Jashtem, Meta mohoi ne kete menyre si zgjidhje te krizes marrjen nga Partia Socialiste te Presidentit dhe kryeprokurorit ne vitin 2010. "Eshte per te ardhur keq qe PS nuk kane kuptuar akoma qe kush eshte Shqiperia sot, ajo eshte nje anetare e NATO-s, Shqiperia eshte nje vend i cili po pergatitet per t`u anetaresuar ne Bashkimin Evropian, ndersa ka dhe boshlleqe te tilla si kjo menyre e te demtuarit te demokracise", deklaroi Meta. Duke vijuar me tej, numri dy i Qeverise vleresoi se "bojkoti eshte nje turp". Lideri i LSI duke folur per bojkotin e opozites, nenvizoi se nuk mund te arrihet asnje gje me kete metode te zgjedhur nga opozita. "Kjo menyre e te demtuarit te demokracise permes nje bojkoti krejtesisht te pajustifikuar dhe te pamoralshem, socialistet te jene te sigurt se nuk do t'u japin as postin e Presidentit, as Kryeprokurorin, as kryetaret e Gjykatave qe i kerkojne si nje pazar per te mbyllur nje krize qe e kane sajuar vete, pasi kriza nuk ekziston, kriza eshte coroditja e tyre", theksoi zevendeskryeministri. Nga ana tjeter, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim u shpreh se mazhoranca eshte e hapur per dialog, por jo per pazare politike. Ai tha se "dialogu eshte gjithnje i mirepritur, por ai eshte refuzuar vetem nga nje person dhe kjo eshte ceshtje e tyre", ndersa nenvizoi se "per te gjitha ceshtjet e tjera do te zbatohet Kushtetuta". Meta shprehu vendosmerine se nese deputetet nuk bejne betimin deri me 6 mars, atehere do te vihet ne zbatim Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Sipas tij, kjo zgjidhje eshte produkt i konsensusit te vendosur nga Berisha dhe Rama. "Te jeni te sigurte se cdo gje do te zgjidhet duke zbatuar dhe respektuar Kushtetuten. Edhe per mandatet, edhe per pretendimet qe kane pasur te bejne me zgjedhjet, eshte respektuar Kushtetuta dhe jane konsumuar te gjitha aspektet ligjore, sipas vete Kodit konsensual Rama-Berisha", solli ne vemendje numri dy i Qeverise. Ai tha gjithashtu "se Shqiperia nuk do te merret me histori te tilla, qe jane lojera ciliminjsh". "Mandatet nuk jane te djegura, sepse me zbatimin e ligjit, mandatet qe do te merren jane perseri te PS-se dhe nuk do te jene te Qeverise ato mandate, por te PS-se ose partive te tjera aleate sipas Kodit Zgjedhor konsensual Rama-Berisha", perfundoi fjalen e tij, kryetari i LSI, Ilir Meta.
PAZARI
"Socialistet te jene te sigurt se permes bojkotit nuk do t'u japin as postin e Presidentit, as Kryeprokurorin, as kryetaret e Gjykatave qe i kerkojne si nje pazar per te mbyllur nje krize qe e kane sajuar vete, pasi kriza nuk ekziston, kriza eshte coroditja e tyre", tha Meta.
MANDATET
"Mandatet nuk jane te djegura, sepse me zbatimin e ligjit, mandatet qe do te merren jane perseri te PS-se dhe nuk do te jene te Qeverise ato mandate, por te PS-se ose partive te tjera aleate sipas Kodit Zgjedhor konsensual Rama-Berisha", sqaroi numri dy i Qeverise.
BOJKOTI
"Eshte per te ardhur keq qe PS nuk kane kuptuar akoma qe kush eshte Shqiperia sot, ajo eshte nje anetare e NATO-s, Shqiperia eshte nje vend i cili po pergatitet per t`u anetaresuar ne BE, ndersa ka dhe boshlleqe te tilla si kjo menyre e te demtuarit te demokracise", theksoi kreu i LSI.