E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset delegacioni. Opozita "bojkot" edhe KE-se

Rozeta Rapushi
Deputetet e opozites, nuk do te jene pjese sot, e delegacionit te Kuvendit, i cili niset per te marre pjese ne sesionin e dimrit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Me vendim te Konferences se Kryetareve, ne kete sesion do te marrin pjese perfaqesuesit e maxhorances, Ilir Rusmali dhe Lajla Pernacka si dhe Shpetim Idrizi nga partite e vogla politike. Perjashtim ben Partia Socialiste, e cila nuk do te kete asnje perfaqesues. Deputeti socialist, Kastriot Islami, figuron ende si anetar i kesaj Asambleje nga opozita, por per shkak te mos kryerjes se betimit dhe mos votimit, Islami perjashtohet nga e drejta e pjesemarrjes. "Une nuk jam pjese e delegacionit. Ndonese kam emrin, per shkak se nuk kam kryer betimin dhe nuk jam votuar nga Partia Socialiste, nuk mund te jem pjese", tha dje per Gazeten "Koha Jone", Kastriot Islami. Nderkohe qe ne njoftimin e bere nga zyra e shtypit te Kuvendit, nje dite para nisjes se delegacionit per ne Asamblene Parlamentare te KE-se, theksohet se emrat e opozites nuk jane caktuar, por Islami ka qene anetar i delegacionit te kesaj asambleje dhe do te mbetet deri ne momentin qe opozita, do te caktoje emrat e rinj per kete delegacion. "Cdo interpretim tjeter eshte spekulativ dhe abuziv. Kuvendit fton opoziten te percaktoje emrat e saj per delegacionin e Asamblese se Keshillit te Evropes, Asamblese se NATO-s, Asamblese se OSBE-se dhe institucione te tjera", beri thirrje dje Kryetarja e Kuvendit Topalli. Per shkak te bojkotit pese mujor qe opozita po vijon ti beje Kuvendit dhe cdo lloj aktiviteti parlamentar, tashme po humb edhe te drejten e perfaqesuesve te saj ne keto organe te rendesishme nderkombetare. Ne kete kuader, ndonese nje dite para celjes se sesionit te dimrit, Topalli u beri edhe njehere thirrje dje Partise Socialiste, qe te percaktoje perfaqesuesit e saj ne kete delegacion. Vetem pak dite me pare, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte se PS nuk do te dergoje asnje perfaqesues se saj politik ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Pavaresisht faktit se ne projekt rezoluten qe pritet te miratoje kjo Asamble, thuhet shprehimisht se ky institucion shpreh keqardhjen qe bojkoti i PS-se, ka demtuar marredheniet mes Shqiperise dhe Asamblese se Keshillit te Evropes.
3 Perfaqesues do te nisen sot nga Kuvendi per te marre pjese ne sesionin e dimrit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Ilir Rusmali dhe Lajla Pernacka perfaqesojne maxhorancen, ndersa Shpetim Idrizi si perfaqesues i partive te vogla.
5 Muaj vijon bojkoti i deputeteve te Partise Socialiste ne Kuvend. Bojkot i cili po le jashte PS-ne edhe nga institucione si Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, Asambleja e NATO-s dhe ajo e OSBE-se.
Kuvendi i beri thirrje dje opozites qe te percaktoje emrat e saj per delegacionin e Asamblese se Keshillit te Evropes, Asamblese se NATO-s, Asamblese se OSBE-se dhe institucione te tjera.
Keshilla e nderkombetareve
Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, sugjeron ne projekt-rezoluten e saj qe Presidenti Bamir Topi, nese ekziston ndonje rruge qe me perpjekjet e tij ai te ndihmoje ne arritjen e pajtimit mes pozites dhe opozites. Po keshtu, ne projekt rezolute, percaktohet qe per situaten politike ne Shqiperi, mundesi zgjidhje te japin edhe diplomatet ne Tirane apo komuniteti nderkombetar si dhe grupe politike qe kane influence. Per situaten kritike ne vendin tone, Komiteti Presidencial se bashku me bashke reporteret e Komitetit Monitorues do te vizitojne Shqiperine sa me shpejt te jete e mundur pas sesionit se Janarit 2010 te Asamblese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›