KE të martën vendos për suspendim të liberalizimit të vizave?

Komisioni Evropian të martën do të propozojë mekanizmin e përkohshëm për suspendimin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.
Vendimi nga KE mund të miratohet pas fluksit të madh të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, por edhe nga fluksi i madh i 25 mijë emigrantëve nga Tunizi, të cilët duke shfrytëzuar të drejtën e qëndrimit të përkohshëm në Itali, kanë kaluar ilegalisht kufirin drejt Francës dhe vendeve tjera evropiane.
Mekanizmin për suspendimin e përkohshëm kanë pasuar nga Franca dhe Holanda, të cilat kanë kërkuar përtëritjen e kontrolleve kufitare.
Javën e kaluar, Këshilli i Ministrave të punëve të Brendshme të vendeve anëtare është pajtuar se BE duhet të gjejë zgjidhje për këtë problematikë të krijuar, gjegjësisht të rivendoset një mekanizëm për ruajtjen e sistemit Schengen.
Për të pasur vendimi fuqinë dhe zbatimin juridik, duhet të ketë shumicën e votave në Parlamentin Evropian (PE).
Tani për tani, shumica e eurodeputetëve janë kundër suspendimit të regjimit të vizave.