Shpërthen një vullkan në Islandë
Vullkani më aktiv në Islandë, ka shpërthyer të shtunën duke shkaktuar një re gjigande të tymit vullkanik në ajër. Pamje nga aktivizimi i Vullkanit “Grimsvotn”, janë ofruar nga fotografitë dhe imazhet satelitore, ndërsa shihet qartësisht edhe gjeografia e tij. Sipas autoriteteve, fillimi i aktivizimit është regjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së shtunës, ndërsa në orën 22:00 ky vullkan kishte arritur lartësinë prej 1 km. Vullkani aktiv ndodhet afërsi të akullnajës Vatnajokull e cila njihet si me e madhja në të gjithë Islandën. Eskpertët thonë se një situatë e tillë mund të shkaktojë ndoshta probleme të ngjashme, si një vit më parë, kur një tjetër vulkan shpërtheu po në Islandë. Në mesin e prillit të vitit të kaluar, një vullkan i tillë e bllokoi pothuajse të gjitha fluturimet ne rajon duke shkaktuar kështu një situatë krize dhe kaosi në hapësirën ajrore europiane por edhe në kontinente të tjera. Aktualisht, atuoritetet kanë urdhëruar ndalim fluturimin në zonat përreth vullkanit, por një zëdhënëse sqaroi se këto janë masa paraprake deri sa të saktësohen te gjitha detajet. Aktivizimi i vullkanit Grimsvotn, që ndodhet nën akullnajën Vatnajokull, në Islandën juglindore, ndodh pikërisht, 13 muaj pasi një tejtër vullkan, nën një tjetër akullnajë, shkaktoi një re të dendur tymi dhe pluhuri vullkanik në qiejt e europës dhe provokoi ndaliimin e trafikut për shumë ditë radhazi.