KE vlereson administraten tatimore shqiptare
Komisioni Europian vlerëson administratën tatimore si një shembull i mirë për Shqipërinë, në Rapotin për SME-të për vitin 2012. Në raportin vjetor për Ndërmarrjet dhe Industrinë i Komisionit Europian vlerësohen progreset e realizuara nga Administrata tatimore, kjo falë edhe politikave qeverisëse në ndihmë të biznesit të vogël dhe të mesëm. Deklarimi elektronik është vlerësuar si një praktikë e mirë e cila i ndihmon ndërrmarjet e vogla dhe të mesme për reduktimin e barrës administrative, uljen e kostove dhe të kohës, reduktimin e nevojës për kontakte me Administratën Tatimore dhe minimizimin e korrupsionit. Nga ana tjetër ajo ka bërë që Administrata Tatimore, nëpërmjet shërbimeve elektronike të tatimeve, të forcojë sundimin e ligjit, të rrisë transparencën si dhe përmirësojë shërbimet ndaj tatimpaguesve, thuhet në raportin e KE. Për të treguar se cfarë është duke bërë qeveria për të nxitur SME-të, raporti citon një shembull të praktikës së mire:
“Administratë tatimore më e mirë dhe implementim i suksesshëm i deklarimit elektronik të tatimeve mund të konsiderohet “një praktikë e mirë” për Shqipërinë. Rezultati ka qënë modern, legjislacion tatimor gjithëpërfshirës, i cili është plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, kompetencat e zbatimit dhe reduktim i rolit të policisë tatimore.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve këto praktika kanë fuksionuar shumë mirë dhe tashmë 80% e deklarimeve tatimore janë elektronike. Janë 25 000 deklarues elektronik të rregullt dhe 40 000 përdorues të shërbimeve elektronike. Procesi i pagimit të tatimeve është shkurtuar nga tre muaj në një ditë, duke kursyer 1 milion USD çdo vit. Përmirësimi është arritur me mbështetjen dhe asistencën e Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit (MCCII) në vitet 2009 – 2011.