E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm argjendarise plagoset pronari

Tre persona te maskuar dhe me arme zjarri kane sulmuar nje argjendari ne lagjen “Partizani” ne qytetin e Shkodres. Ne tentative per ta grabitur, ata kane hasur ne rezistencën e te dy pronareve Mithat Çaku dhe Ruzhdi Çakun, ku dhe janë perleshur me ta. Si pasoje njeri nga grabitësit i cili mbante thike me vete,  ka goditur ne këmbë dhe ne dore Ruzhdi Çakun i cili është dërguar menjëherë ne spital dhe sipas mjekeve atje, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ne fillim autoret kane qëlluar me arme zjarri ne drejtim te pronareve, por për fat nuk janë prekur nga plumbat te cilët kane shkaktuar panik te banoret përreth. Policia ka ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit, me qellim kapjen e autoreve te sulmit, te cilët dyshohet se janë banore te këtij qyteti. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›