KE zbarkon ne Athine. Papandreu Konsensus Kombetar
Inspektorët e financave zbritën në Athinë, ndërsa Greqia pret lëvrimin e këstit të 5-të të FMN-së për të evituar falimentin shtetëror. Zyrtarët e Komisionit Europian FMN-së dhe Bankës Qëndrore Europianë takimin e parë e mbajtën me ministrin grek të financave George Papaconstantinou.
E ndërsa qeveria lajmëroi të tjera masa të rrepta kursimesh, kryeministri socialist, Jorgos Papandreu bëri sërish thirrje për unitet ndërmjet partive dhe publikut, një parakusht i BE-së për dhënien e ndihmës, pas takimit mbi krizën me presidentin Karolos Papoulias.
"Besoj se konsensusi kombëtar është i domosdoshëm në këtë moment kritik. Jam i hapur siç ua kam bërë të ditur dhe liderëve të tjerë, për çdo ide të mirë për çdo sugjerim realist e produktiv të palëve dhe organiztave përgjegjëse në këtë vend”- tha Papandreu.
E ndërkohë publiku e sindikatat vazhdojnë të kundërshtojnë planin e kursimeve. Punonjësit bllokuan hyrjen e protestuan sot para Bankës Helenike të Kursimeve në listë për t’u privatizuar.
Pavarësisht rritjes me 0.8 % në tre mujorin e parë të 2011-ës, rritjen e të ardhurave me 1.8 % e reduktimin e defiçitit me 5% gjatë 2010-ës, Greqia nuk ka arritur të plotësojë kushtet e vendosura nga FMN dhe BE për dhënien e huasë.
Me gjithë planin ambicioz të kursimeve, Komisioneri për Ekonominë në Bashkimin Europian Olli Rehn, paralajmëroi Greqinë se pa një konseus të gjerë politik nuk do të miratohet një tjetër këst.
Delina Bitraku