E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mohon rënien e SHBA-së dhe Evropës

Presidenti amerikan, Barak Obama, hodhi poshtë idenë se rritja e fuqive në zhvillim, si Kina dhe India, do të thotë rënie e paevitueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Gjatë fjalimit në dy dhomat e Parlamentit britanik, Obama tha se aleanca trans-atlantike ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë do të mbetet e fortë dhe e domosdoshme për krijimin e një bote më të qetë dhe më të begatë.

Kreu i shtetit amerikan e mbajti fjalimin gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Britani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›