E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nepranga 7 police. Akuzohen per kontrabande

 Policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e EULEX-it ka arrestuar shtatë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës nën dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në kontrabandë. Policia ka konfirmuar arrestimin e pjesëtarëve të saj, por nuk ka dhënë hollësi për akuzat me të cilat ngarkohen ata. 
Të arrestuarit janë marrë menjëherë në pyetje nga njësiti kundër krimit ekonomik. Arrestimi i pjesëtarëve të njësisë elitë të policisë së Kosovës në Mitrovicë vjen vetëm një ditë pas publikimit të raportit për këtë zonë nga zyra e koordinatorit të veriut, në të cilin theksohet se në shtatë komuna të Kosovës, katër në veri të Ibrit dhe tri në jug të këtij lumi, veprojnë 67 grupe të ndryshme të kontrabandës, të cilat kanë bashkëpunim ndëretnik shqiptaro-serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›