E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mbi 25 fëmijë në mesin e të vrarëve

Mbi 25 fëmijë, disa prej tyre të torturuar, janë në mesin e mbi 1,000 të vrarëve gjatë përleshjeve në Siri.

Komiteti i Koordinimit Lokal në këtë vend tha se ka identifikuar fëmijët dhe rrethanat e vdekjes së tyre.

Shteti sirian ka bllokuar qasjen e mediave, çfarë e bën të pamundur verifikimin e të dhënave në mënyrë të pavarur.

Viktimat fëmijë jane nga mosha 5 deri në 17 vjeç, ndërsa shumica e tyre kanë vdekur nga shkëmbimet e zjarrit, thuhet në raportin e Komitetit Lokal.

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë përfshirë Sirinë prej më se 8 javësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›