E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani "Merimanga" konfiskon 50 vetura

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj janë duke realizuar edhe planin operativ ,,Merimanga”.

Ky plan operativ është duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Gjatë kperiudhës dymujore janë kryer kontrollime të automjeteve në pika kontrolli, është mbuluar terreni me patrullime me pjesëtarë të uniformuar dhe në rroba civile duke vizituar pikat më problematike në qytet si dhe lokalet e bastoreve dhe restoranteve në qytet dhe periferi.

Aktivitetet policore gjatë realizimit të këtij plani operativ: Automjete të kontrolluara 4724.Persona të legjitimuar 5459. Persona të kontrolluar2279. Tiketa të lëshuara 537.

Persona të arrestuar23. Automjete të verifikuara 644. Automjete të konfiskuara 50, si dhe janë zbuluar 21 vepra penale të vjedhjeve të ndryshme, ku në disa raste të dyshimtit janë kapur në flagrancë.Në të gjitha këto raste policia ka konfiskuar edhe: - 1 (një) revole e llojit ,, Crvena Zastava” - 1 (një) karikator - 8 (tetë)fishekë të kalibrit 9 mm - 1 (një) “Spray”; - 5 (shufra) shufra metalike - 9 (nëntë) armë të ftohta, thika.

Të gjitha këto armë dhe pajisje ilegale, policia i ka konfiskuar dhe do të përdoren si prova ndaj të dyshuarve.

Realizimi i këtij plani është duke dhënë rezultate të mira në parandalimin e veprave penale dhe ka dhënë efektin e dëshiruar tek qytetarët për prezencën e policisë dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë tek ta dhe njëherit apelojmë tek qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit i cili nuk ka munguar edhe në të kaluarën.

Parashihet që të vazhdohet me punë permanente me plane operative të kësaj natyre duke i modifikuar sipas nevojës dhe problematikës në teren./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›