Daçiq e Thaçi tashmë e kanë nënshkruar Marrëveshjen

Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Degert, tha sot në Beograd se kryeministri i Serbisë, Ivca Daçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e ardhshëm n Bruksel nuk do të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve, “meqë këtë tashmë e kanë bërë në prill” dhe ka shfaqur shpresën se ekipet për zbatimin e saj do t’ia dalin të merren vesh./Indeksonline/