Buzhala, Kurtit: Tërhiqu nga antiamerikanizmi

(E plotësuar) Berat Buzhala, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga deklarimet e saj antiamerikane.
Ai tha se Vetëvendosja është e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve.
Sipas Buzhalës, këtë e tregon më se miri qëndrimi i tre ambasadorëve të fundit të SHBA-ve për këtë subjekt politik.
------------
Sesioni i sotëm i Kuvendit të Kosovës ka filluar me kritika e me akuza të rënda ndaja institucioneve të vendit.Deputeti i PDK – së, Shapi Muja, i bëri vërejtje institucionit të Presidencës pse gjatë dhënies së mirënjohjeve ka “harruar” të dekorojë edhe Kishën Katolike Shqiptare në SHBA.
“Kjo kishë ka dhënë shumë kontribut për pavarësinë e Shqipërisë e të Kosovës dhe në ruajtjen e identitetit shqiptar. Prandaj, Presidenca duhet at ketë para sysh këtë kontribut dhe ta dekorojë për meritat e mëdha e të pakontestueshme Kishën Katolike Shqiptare në SHBA”, ka thënë Muja.
Akuza të rënda kundër mënyrës së luftës ndaj korrupsionit në Kuvend sot ka ngritur deputetja e LDK-së Hasnije Bajrami.
Ajo në këtë drejtim e ka vënë në spikamë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili, sipas saj, nuk ka bërë asnjë veprim konkret për të dëshmuar se po e lufton korrupsionin.
Në këtë aspekt ajo ka përkujtuar se nga protagonistët e aferës së përgjimeve, të bëra publike, askush nuk ka dhënë dorëheqje, edhe pse ato qartë implikojnë në punë të pista shumë zyrtarë të vendit.
Deputetja Bajrami ka thënë se është për brengosje se në hetime për korrupsion janë 48 zyrtarë të lartë të vendit e për këtë askush në asnjë institucion as që trandet. /Indeksonline/
---------
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit 2013 është buxhet i zhvillimit të shtetit të Kosovës, që parasheh ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe vazhdimin e investimeve kapitale. Sipas tij në vitin 2013 norma e rritjes ekonomike do të jetë ndër më të lartat në rajon, 4.5 për qind, si reflektim i projeksionit për rritje të Konsumit, Investimeve dhe eksporteve.
Por, përfaqësuesit e partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes gjatë leximit të parë e kundërshtuan këtë projektbuxhet, duke e vlerësuar të dëmshëm për vendin. Përfaqësues të LDK-së, kishin kërkuar ndarje të drejtë nëpër komuna, kurse ata të Vetëvendosjes kishin thënë se ky projektbuxhet nuk ka kurrfarë koncepti për zhvillim.
------------
Kuvendi i Kosovës sot shqyrton për herë të dytë projektbuxhetin e vitit 2013. Në lexim të parë ky dokument u miratua me votat e koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës, kurse u kundërshtua ashpër nga dy parti opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.
Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh./Indeksonline/