KESH: Ja situata për shkarkimet nga HEC-et
TIRANE-Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot paradite se ka ulur shkarkimet e ujërave ne kaskaden e Drinit me 200 metër kub ujë në sekondë. Sot prurjet ne Fierze me kapacitet 296 metër jane ne nivelin 550 meter kub uje ne sekond. Aktualisht niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 291.09 meter. Në Fierzë derdhjet e ujit janë 900 metër kub ujë në sekond. Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit eshte 170.38 meter dhe prurjet ketu llogariten në 250 meter kub ujë në sekond. Derdhjet ne Koman llogariten ne 1350 meter kub ujë në sekond. Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet ne 74.48 meter dhe prurjet 250 metër kub uje ne sekond. Derdhjet në Vaun e Dejës kanë arritur mbi 1 550 metër kub në sekondë. Nderkohe lidhur me demet e shkaktuara te pakten deri mbremjen e djeshme e permbytur eshte nje siperfaqe prej 10 mije 400 ha, nderkohe qe nen uje gjenden 2499 banesa. Numri i personave te evakuar ka arritur gjithsej në 4780 vete. Komiteti i emergjences civile ka vazhduar edhe dje shperndarjen e ndihmave ku per popullatën jane shperndare rreth 10 ton ushqime. (d.b/BalkanWeb)