Kapllani firmos per 6 muaj me Koblencin
Aranit Muraci
Ervin Skela kthehet ne nje menaxher per lojtaret e ekipit tone kombetar. Fantazisti, i cili mban aktualisht shiritin e kapitenit ne radhet e kuqezinjve ka mundesuar kalimin e Edmond Kapllanit, ne radhet e te njejtes skuader ku aktivizohet prej tre muajve. Skela ka afruar me pare edhe Klodian Duron ne bundeslige, kur mundesoi dhe bindi te njejtin trajner qe mesfushori tjeter kuqezi te luante te Arminian e Bielfieldit. Jo rastesisht ne ekipin ku aktivizohet Skela bashkohen edhe shqiptare te tjere. Kete sezon Skela arriti qe te binde drejtuesit e Koblencit dhe trajnerin Rapolder me te cilin mban marredhenie te mira pune, kur luanin se bashku me Arminian e Bilefildit, qe jo vetem te merrnin Kapllanin nga Augsburgu, me te cilin nuk luajti asnje ndeshje gjate pjeses se pare te sezonit, por edhe te nenshkruhej nje kontrate me lojtarin kuqezi te sulmit. Raportohet se gjate dites se djeshme sulmuesi shqiptar nenshkroi nje kontrate me klubin e bundesliges se dyte gjermane Koblenc dhe pritet qe te luaje ne sulm, ne pjesen e dyte te sezonit. Kontata do te zgjase gjashte muaj. Edmond Kapllani fillimisht erdhi ne forme huazimi, te Koblenci dhe mjaftuan kater dite, qe ai te nenshkruante nje kontrate, qe do t'i skadoje ne fund te ketij sezoni. Kapllani sezonin e tij me te mire e ka pasur ne sezonin 2006/2007, kur ishte golashenuesi i Bundesliges se dyte me Karlsruhen. Kapllani vazhdoi me Karlsruhen dhe kur kjo skuader u ngjit ne bundesligen e pare por nuk arriti dot qe te luante deri ne fund te kampionatit. Sulmuesi pas humbjes se vendit ne formacionin e pare kaloi ne nje kategori me poshte gjate merkatos se kaluar. Kapllani u bashkua me shume buje te Augsburgu, por nuk gjeti vend ne formacion me fillimin e kampionatit, duke mbetur ne stol. Pavaresisht se mbeti jashte kombetares, sulmuesi eshte thirrur vazhdimisht ne radhet e kuqezinjve. Ne ndeshjet e deritanishme, Kapllani ka mundur qe te realizoje 6 gola. Me afrimin e Kapllanit, Rapolder i ka zgjidhur problemet e sulmit dhe pritet qe te aktivizoje titullar lojtarin kuqezi. Por kalimi i Kapllanit te ekipi i Koblencit pritet te jete shansi i fundit i sulmuesit, qe nese arrin dhe fiton vendin e titullarit duhet te tregoje veten, pasi ne dy rastet e kaluara ai ka mbetur ne stol. Koblenci shihet edhe si mundesia qe Kapllanit te shkelqeje dhe te mbaje vendin ne sulmin kuqezi.
Kuqi dhe Skela, lideret e ekipit
Koblenci eshte aktualisht ne zonen e ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Ekipi ka arritur te mbledhe vetem 13 pike ne ndeshjet e fazes se pare dhe me perforcimet e fundit synon mbijetesen. Trajneri Rapolder iu ka besuar lojtareve shqiptare dhe dy emrat me me influence jane Shefki Kuqi dhe Ervin Skela. Loja e Koblencit do te bazohet me tej te lojtaret shqiptare, qe jane me te shumte se gjermanet.
Aktivizimi
Koblenc po zhvillon aktualisht fazen pergatitore te dimrit, ne pritje te fazes se dyte. Kapllani luajti dhe debutoi me fanellen ne miqesoren e djeshme ndaj Genkut te Belgjikes, te cilet ekipin gjerman e humbi me rezultatin 3-0.