Samuel: Gezimi ishte i ligjshem, fitorja e jashtezakonshme
Qendermbrojtesi i Interit, Valter Samuel e ka pershkruar gezimin e tij pas golit te katert qe shenoi ne fund te ndeshjes ndaj Sienes, si te lejueshem, pasi zikalterit vazhdojne te kryesojne bindshem, pa u shqetesuar nga dy rivalet e tjere, Milani dhe Juventusi, qe u perballen nje dite me vone ne Torino. - "Jam shume i lumtur, sepse nuk ishim duke luajtur mire ne disa momente ne fund te ndeshjes, por arritem qe te fitonim ne fund, gje qe shtoi me teper gezimin tone,"- theksoi Valter Samuel. - "Ishte nje ndeshje e forte dhe e bukur ne fund. Me duhet te falenderoj te gjithe grupin per forcen dhe karakterin qe tregoi ne fushe. Ishte nje fitore e rendesishme. Kampionati italian eshte shume i veshtire dhe kete e tregoi ndeshja e djeshme," - shprehet Samuel. - "Siena ka nje skuader te mire dhe na hapi shume probleme gjate lojes. Por ne arritem ne fund t'i gezoheshim rezultatit, qe ishte shume i rendesishem per objektivin qe kemi ne fund te gares," - shprehet argjentinasi, qe realizoi golin e fitores ne kohe shtese, kur ndeshja ishte 3-3. Sakaq, trajneri i Interit, Hoze Murinjo vendosi qe te aktivizonte Samuel, ne vend te Shnajder kur ndeshja ishte 3-2 ne favor te kryesuesve te Seria A. Per sa i perket momentit te aktivizimit, Samuel thote se ishte nje vendim i trajnerit dhe duhet respektuar, pavaresisht faktit se sa minuta wshtw aktivizuar ne fushen e lojes." Inter para ndeshjes, Juventus - Milan, kryesonte Seria A, me 11 pike para ne klasifikim.