E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Po vuajme nga gabimet e gjyqtareve

Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson ka fajesuar gjyqtarin e ndeshjes, Mark Kleternburg, per barazimin 1-1 qe shenoi skuadra e tij me ekipin e Birmingemit.
Ferguson e etiketoi gjyqtarin e ndeshjes, "te pazakonte dhe te cuditshem," pas vendimit qe nxori nga loja lojtarin Darren Fletcer. Kritikat me te fundit te trajnerit, Aleks Ferguson vijne pas denimit qe mori nga Federata Angleze e Futbollit, per pezullim prej kater javeve dhe gjoben qe i eshte vene per 20 mije sterlina. Megjithate, trajneri skocez nuk la pa shenjestruar edhe gjyqtarin e ndeshjes: -"Nuk kam pare qe nje lojtar te denohet me nje lehtesi te admirueshme. Ishte absolutisht nje vendim ia padenje. E kam pare Mark Klattenburgun kete sezon. Ai gjykoi ndeshjen, Arsenal - Totenhem dhe beri te njejtat gabime, " - u shpreh Aleks Ferguson. - "Pati vendime te cuditshme gjate ndeshjes. Vijerojtesi dha nje pozicion jashte loje per ekipin tone, qe ne asnje menyre nuk mund te ishte i tille. Ne kemi luajtur ne menyre absolute shume mire ne pjesen e pare te ndeshjes, por na eshte mohuar nje gol i sigurte," - perfundoi Aleks Ferguson. Birmingemi po kalon nje moment te mire dhe e pati te lehte qe te ruante barazimin, kur skuadra e Mancester Junajtid mbeti me 10 lojtare ne fushen e lojes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›