KESH: Jo kufizime të energjisë elektrike gjatë verës

Sezoni i verës do ta gjejë Shqipërinë të ndriçuar pavarësisht situatës metorologjike.
Kreu i Korporatës elektroeneregjitike Shqiptare Ëngjëll Zeqo shpjegon se situata energjitike në vend është përmirësuar ndjeshëm këto kohë dhe tashmë kuotat në kaskadën e Drinit kanë arritur një nivel të kënaqshëm.
Pavarësisht përmirësimit të situatës energjitike drejtori i KESH sqaron se situata financiare paraqitet e vështirë si pasojë e mosshlyerjes së detyrimeve që ka CEZ për blerjen e energjisë.
“Tashmë në vend konsumohet 18-19 milionë kilovat/orë energji elektrike në ditë. Nga 15 milionë kilovat/orë në ditë prodhohen në vend ndërkohë që pjesa tjetër importohet nga CEZ pasi KESH-i ka ndërprerë importin që prej muajit prill” theksoi Zeqo
Drejtori i KESH deklaron ndër të tjera se situata e krijuar në fshatrat e Kukësit nuk ka lidhje me këtë institucion pasi ndërtimet e shtëpive janë realizuar në zona të palejuara.