Rritja e rrogave dhe pensioneve, ekspertët: Ka edhe anë negative

Rritja e rrogave dhe pensioneve që prej 1 korrikut ka anë pozitive por edhe anë negative.
Ekspertët shpjegojnë se në një anë kjo do të barazojë rrogat e larta dhe të ulta por nga ana tjetër kjo përcaktohet si një nismë jo normale për situatën ekonomike.
Anastas Angjeli, rektor i UMSH sqaron se kjo nismë është manovër për shkurtimet e buxhetit.
Zef Preçi nga ana tjetër deklaron se barazimi i rrogave është element mjaft pozitiv por mund të përkthehet edhe si një element elektoral.
Kreu i qeverisë deklaroi para pak ditësh se që prej datës një korrik do të rriten me 4-5 përqind rrogat dhe pensionet.