KESH Prurjet ne HEC-e shume te medha

Tirane 3 Dhjetor NOA - Situata e permbytjeve ne qytetin e Shkodres vazhdon te jete e rende ndersa prurjet ne hidrocentrale vazhdojne te shtohen dhe per kete Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare eshte e detyruar qe te vijoje me planin e shkarkimeve prej kaskadave te tyre.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te KESH-it per agjencine e Lajmeve NOA mengjesin e sotem duke dhene edhe shifrat e deritanishme te nivelit te ujit ne secilin hidrocentral.
Keshtu KESH raporton se ne Fierze niveli i
ujit eshte 290 metra prurjet jane 1200 metra kub per sekonde ndersa
shkarkimet 700 meter kub per sekonde.
Ndersa ne hidrocentralin e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte mbi 74 metra
ndersa prurjet anesore dhe shkarkimi jane 450 dhe 2800 meter kub per sekonde.
Me tej ne Koman niveli i ujit ka shkuar mbi 170 metra nderkohe qe prurjet
anesore dhe shkarkimi ne 700 dhe 2170 meter kub per sekonde.
Nderkaq mijera hektare dhe shtepi vazhdojne te jene te mbuluara nga uji dhe shume banore te bllokuar brenda tyre.
n.e/NOA