E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Prurjet në HEC-e vijojnë të jenë në rënie

Prurjet në baneset e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit vijon të jetë në rënie.
Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, deri në orën 13:00 Fierza është në kuotën e 290.58 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 500 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 880 metër kub në sekondë. Nga ora 09:00 niveli në Fierzë ka rënë me 2 cm.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 170.39 metrave.
Nga ora 09:00 niveli i Komanit është rritur 1 cm.
Prurjet në Koman janë 22 metër kub për sekondë. Ndërsa derdhjet e ujit janë 11100 metër kub për sekondë.

Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.10 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar. Nga ora 09:00, niveli i Vaut të Dejës është rritur 7 cm.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 320 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 1100 metër kub për sekondë.
Në Ulez dhe Shkopet niveli është në 128.12 metra. Nga ora 09:00, niveli në Ulëz-Shkopet është ulur me 7 cm.
Prurjet nëUlez dhe Shkopet janë 91 metër kub për sekondë. Derdhjen në Ulëz janë 164 metër kub për sekondëë, ndërsa në Shkopet 230 metër kub për sekondë.
Ndërkaq, mësohet se shkarkimi nga hidrocentralet do të vazhdojë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›