E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:Hapen portat e liqenit të Ohrit

Janë hapur portat në liqenin e Ohrit nga pala maqedonase. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti i cili theksoi se shkarkimet nga portat janë 100-110 m3 në sekond një sasi që sipas tij është e papërfillshme. Sipas Priftit gjendja në zonat e përmbytura ka filluar që të stabilizohet dhe niveli i shkarkimeve në Fierzë është ulur.
Këtë deklaratë ministri i bëri gjatë inspektimit të dispecerisë elektrike në Tiranë. Ai deklaroi se situata në zonat e përmbytura nuk do të ndikohet prej derdhjeve të palës maqedonase.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›