E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi kosovar dhe shqiptar, ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër

Biznesi i Kosovës i bashkohet biznesit të Tiranës në dhënien e ndihmave për banorët e zonave të përmbytura në veri të vendit. Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj ka ardhur në Shqipëri me nje grup biznesmenësh për të dhënë kontributin e tyre financiar Ndërkohë thirrjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për t'u solidarizuar në dhënien e ndihmave për zonat e përmbytura biznesi vendas i ka dhënë përgjigje pozitive.
Kështu sot kompanitë private kanë nisur sot drejt Shkodrës ndihmat e para konkrete në nevojat më emergjente që vetë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti kërkoi në takimin e djeshëm me biznesin, që kishin të bënin kryesisht me ujë të pijshëm, me bukë dhe karburant.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›