E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et, bie niveli i Fierzës, rritet i Komanit

Prurjet në baneset e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit vijon të jetë në rënie.
Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Fierza është në kuotën e 290.66 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 550 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 900 metër kub në sekondë.
Diferenca mes pikës maksimale dhe kuotës aktuale është rreth 5 metra.
Prurjet kanë shënuar rënie, edhe në basenit e Komanit, por në krahasim me ditën e hënë atje shënohet një rritje e ndjeshme e nivelit të ujit.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 170.38 metrave.
Prurjet llogariten në 250 metër kub në sekondër dhe derdhjet janë 1080 metër kub në sekondë.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.03 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 220 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 1350 metër kub për sekondë.
Në Ulez dhe Shkopet niveli është në 128.19 metra.
Prurjet janë në 120 metër kub ujë për sekondë. Në Ulëz derdhjet janë 164 metër kub ujë për sekondë.
Ndërsa në Shkopet 230 metër kub për sekondë.
Ndërkaq, mësohet se shkarkimi nga hidrocentralet do të vazhdojë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›