E Diel, 1 Nëntor 2026

Piraeus Bank rrit fitimin me 5 per qind

Shifrat e 9-mujorit te ketij viti kane rezultuar pozitive per Piraeus Bank Group i cili ka arritur te rrite fitimin organik dhe kapitalin. Sipas Piraeus Bank Group ne keta 9 muaj eshte shenuar nje performance e shkelqyer ne drejtim te fitimit para provigjioneve duke perjashtuar transaksionet nga kembimet prej 490 milione euro me nje rritje prej 5 nga viti ne vit. Kontributi me i rendesishem vjen nga fitimi i interesit neto i cili eshte rritur me 10 nga viti ne vit dhe shenon 897 milione euro qe perben dhe performancen me te mire te shenuar ne historine e bankes thuhet ne njoftim. Me ne detaje gjate ketij 9-mujori kostot operacionale jane mbajtur ne te njejtat nivele me ato te vitit 2009 ndersa objektivi kryesor per vitin 2010 eshte qe totali te jete me i ulet se ne 2009-n. Provigjionet jane rritur me 26 nga viti ne vit duke arritur ne 418 milione euro e kjo kryesisht u atribuohet kushteve ekonomike ne Greqi. Deri me 30 shtator totali i aseteve te Piraeus Bank Group shenoi 57.6 miliarde euro duke u rritur me 10 krahasuar me nje vit me pare ndersa kredite neto shenojne 38.0 miliarde euro rritur me 1 nga viti ne vit. Referuar shifrave te suksesshme banka ka lajmeruar qellimin e saj per te proceduar me nje rritje te kapitalit prej 800 milione euro nepermjet ofertes preferenciale te aksionereve aktuale ne fillim te viti 2011 me qellimin per te fuqizuar pozicionin e saj me tej.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›