E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Të dhënat për HEC-et deri në orën 16:00

Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, deri në orën 16:00 Fierza është në kuotën e 291.97 metrash, nga 296 m që është kapaciteti maksimal i lejuar i banesit.
Prurjet në Fierzë llogariten 520 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 1115 metër kub në sekondë.
Për, hidrocentralin e Komanit KESH, njofton se ndodhet në kuotën e 171.50 metrave.
Prurjet llogariten në 420 metër kub në sekondë dhe derdhjet janë 1600 metër kub në sekondë.
Ndërkaq, po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e Dejës niveli është 74.25 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.
Prurjet në banesin e Vaut të Dejës llogariten në 150 metër kub për sekondë dhe derdhjet janë 1990 metër kub për sekondë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›